Buzë greminës pesë ekipe, kush e shoqëron Korabin?

0

Olsi Avdiaj

Pesë skuadra në “luftë” për të zbuluar ekipin që bie në Kategorinë e Parë. Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Laçi e Tirana luajnë 180 minuta të frikshme për të shpëtuar sezonin. Edhe llogaritjet tani nuk bëjnë më punë, sepse askush nuk e di, se cila nga ekipet rrezikon më shumë. Situata ndërron sekondë pas sekonde. Kombinimet janë nga më të ndryshme, që mund të rrezikojnë si Vllazninë me 39 pikë dhe Tiranën me katër pikë më pak që tani është në Kategorinë e Parë.

Vllaznia pikë 39

Shkodranët janë skuadra me më shumë pikë në këtë moment, por rrezikojnë po aq shumë sa të tjerët. Në dy takimet e radhës luajnë me Teutën dhe Tiranën dhe nëse humbasin në dy sfidat e fundit mund të jenë ata që bien në Kategorinë e Parë. Të paktën duhet të marrë një pikë në dy ndeshjet e mbetura dhe do të qëndrojë në Superiore. Por nëse humbet me Teutën, duhet të luajë së bashku me Tiranën sezonin pikërisht në “Loro Boriçi”. Me pikë të barabarta, kalon aktualisht vetëm Flamurtarin dhe Tiranën. Laçi dhe Teuta janë më superior se Vllaznia.

Teuta 37 pikë

Në siklet të madh është edhe Teuta. Luan me Vllazninë e Laçin. Për të qenë në Superiore, i duhet të marrë të paktën 3 pikë. Vllaznia është një ndeshje ku mund të merren pikët, por edhe Laçi në fund, mund të rezultojë vendimtar, gjithmonë, nëse mund kurbinasit në ndeshjen direkte. Është më mirë se Flamurtari, Vllaznia e Laçi me pikë të barabarta, nëse fiton pastër ndaj Vllaznisë (me 2 gola diferencë). E ndëshkon vetëm Tirana që ka fituar një ndeshje 3-1. Me dy barazime, jo vetëm që shpëton vetë. Por edhe Vllazninë, si dhe zhyt laçianët.

Flamurtari 36 pikë 

Vlonjatët janë skuadra që mund të ketë tre pikë luksi, sepse luan javën e fundit me Korabin e rënë në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, duhet të luajë edhe me Laçin këtë javë, por sfida është planifikuar në Vlorë. Nëse fiton kundër laçianëve, që e kanë mundur skuadrën e Duros, disa herë këtë sezon, matematikisht qëndron në Superiore. Një barazim me Laçin, ngatërron shumë fatin e Tiranës, Vllaznisë dhe Teutës dhe i jep shumë shpresë ekipit të Nicës. Ka edhe një sfidë me Korabin. Dhe pak gjasa ka të mos marrë tri pikët në ndeshjen e fundit. Me katër pikë është zyrtarisht në Superiore, por edhe me tre pikë pothuajse qëndron…

Laçi 36 pikë

Ashtu si edhe Teuta e Vllaznia, Laçi luan ndeshje direkte me Flamurtarin dhe durrsakët. Tre ose katër pikë mund ta mbajnë në Superiore, por kombinimet janë nga më të ndryshmet deri në fund. E rëndësishme është që të marrë pikë në Vlorë, për ta luajtur qëndrimin në Superiore me Teutën dhe me idenë që “ishallah” bregdetarët kanë mbyllur punë në javën e fundit dhe nuk do të kenë asnjë motiv për të luajtur me kurbinasit.

Tirana 35 pikë

Ekipi që luan me Luftëtarin dhe Vllazninë. Për të qenë në garë deri në fund, duhet të fitojë me patjetër pikërisht me Luftëtarin. Dhe në Shkodër të luajë për “jetë a vdekje” me Vllazninë. Matematikisht mund të marrë 2, 4 ose gjashtë pikë. Praktikisht qëndron me gjashtë pikë në Superiore. Është më mirë se Laçi dhe Teuta, nëse del me pikë të barabarta, por Flamurtari është më superior se skuadra bardheblu, ndërsa Teuta më lart se Flamurtari dhe Laçi, pasi i ka masakruar këtë sezon. Përfundimisht, Tirana ka një ndeshje që mund të marrë tri pikë të plota kundër Luftëtarit këtë fundjavë dhe qëndrimin ta luajë në Shkodër me shpresën që Vllaznia të ketë zgjidhur me Teutën qëndrimin në kategori. Nëse nuk ia del të marrë pikë të plota këtë javë rrezikon shumë qëndrimin në Superiore.

 

Java e 35-të

Partizani-Korabi

Kukësi-Skënderbeu

Tirana-Luftëtari

Teuta-Vllaznia

Flamurtari-Laçi

Java e 36-të

Skënderbeu-Partizani

Laçi-Teuta

Vllaznia-Tirana

Luftëtari-Kukësi

Korabi-Flamurtari

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here