Butrinti barazon me kampionët, në Sarandë është si fitore

0

Skënderbeu i ka shpëtuar humbjes në fushën e ekipit të Kategorisë së Dytë falë një goli të Argjend Malajt 4 minuta para fundit të ndeshjes

Skënderbeu, edhe pse kishte ardhur në Sarandë me lojtarë të stoli dhe disa të rinj, mund të kishte dalë i turpëruar nga Butrinti vendës. Deri 4 minuta para fundit të ndeshjes ishin sarandiotët që kryesonin 1-0, falë një goli të Dobrës në minutën e 30-të të ndeshjes. Argjen Malaj ishte ai që shpëtoi nderin e kampionëve të Shqipërisë për të mos u kthyer të mundur në Korçë nga një ekip i Kategorisë së Dytë. Kupa e Shqipërisë nuk është një objektiv i Butrintit, megjithatë trajneri Faslliu hodhi në fushë më të mirët. Nga ana tjetër, Skënderbeu, që në këtë ndeshje drejtohej nga trajneri i dytë Gentian Liçi, zbriti në fushë me lojtarë që nuk janë aktivizuar në kampionat, por edhe disa elementë të marrë nga ekipi të rinjve.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image