Bushiç kthehet në Kroaci, Ardit Hoxhaj përfundon në spital

Moment i zi për Flamurtarin, që në kampionat e ka harruar shijen e fitores dhe ndërkohë sheh të zbresë në mënyrë të pandalshme në renditje.

Një nga arsyet e kësaj rënieje është dëmtimi i kapitenit Bushiç, i cili ka lënë një gropë të madhe në sulmin kuqezi. Kroati ka folur në “Supersport”, para ndeshjes kundër Skënderbeut, duke treguar se do të kthehet në Kroaci, ku do të qëndrojë disa javë: “Jam i mërzitur nga kjo situatë dhe shpresoj të rikthehem për 2-3 javë. Nesër në mëngjes do të iki në Split të Kroacisë për një periudhë një-javore dhe më pas do të bëj një eko tjetër”.

Bushiç sheh i shqetësuar renditjen: “Vllaznia, Kamza dhe Teuta janë shumë afër, tani na duhen pikë urgjentisht. Kemi shumë probleme këtë vit dhe që nga ndeshja e Kupës ndaj Partizanit na iku situata nga duart, duke u rënduar psikologjikisht”.

HOXHAJ – Sulmuesi tjetër i Flamurtarit, Hoxhaj, është transportuar për në spital në pushimin e ndeshjes kundër Skënderbeut. Një përplasje e fortë me Vangjelin në fillim të ndeshjes bëri që Ardit Hoxhaj të vijonte lojën i fashuar në kokë, por në pushim ishte e pamundur të vazhdonte dhe u bë i detyruar transportimi për në spital, për të marrë ndihmë të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *