Bushiç: E vështirë të luaja sot, golin ma hoqi vetëm… përsëritja

Teuta dhe Flamurtari u ndanë në barazim 1-1 në përballjen e ditës së sotme. Bushiç ishte një nga lojtarët që e përjetonte më së shumti sfidën e luajtur sot, teksa kroati së fundmi ka kaluar nga ekipi vlonjat në atë durrsak. Pas sfidës, sulmuesi foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli”.

Si është të stërvitesh me Flamurtarin dhe të luash me Teutën?

“Është një situatë shumë e çuditshme për këdo, jo vetëm për mua. Ishte e vështirë që të luaja sot. Luaja prej 3 vitesh me Flamurtarin dhe ishte e vështirë në këtë takim. Nuk di çfarë të them, pasi ishte një ndeshje me shumë emocione për mua”.

Rasti i golit të anuluar?

“Them se ishte pozicion i parregullt, tani që e shoh nga përsëritja”.

Si arrite që të mos ngatërroje shokët e skuadrës?

“Jam profesionist. Shoh vetëm lojën time”.

I dhatë ndonjë informacion Shkëmbit para ndeshjes?

“Folëm pak me trajneri për taktikën e trajnerit Daja dhe për goditjet standarde”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *