Bushi: Vendimi i Durmishajt më acaroi, më ka kërkuar falje! Jam i bindur se e kanë mashtruar

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka folur për mediat greke sa i takon zgjedhjes që bëri Durmishaj, i cili vendosi të përfaqësojë ngjyrat e Greqisë. Në fjalën e tij për “gazzeta.gr”, Bushi tha:

“Durmishaj ka qenë të Shqipëria U-21 për dy vite. Ai është një lojtar me të cilin kam folush shpeshherë. Ai është një djalë dhe një futbollist i mirë. E vërteta është se u acarova shumë kur mora vesh se ka zgjedhur kombëtaren greke. E kuptoj se ka ngrënë bukë në Greqi, por zemra është shqiptare.

Nuk e di, kur futbollistët shqiptarë veshin fanellën e Greqisë, ndjejnë gjë? Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi, ngjyrat e Shqipërisë. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshëm nëpërmjet kombëtares greke, atëherë e kanë gënjyer. Jam i bindur që do të pendohet për zgjedhjen që ka bërë, pasi e njoh mirë Greqinë!

Shqipëria nuk është si para 20 vitesh dhe jam i befasuar nga zgjedhja e tij. Unë kam grumbulluar emra si Brushaj dhe Bullari dhe mendoj se ata të dy nuk do të zgjedhin Greqinë. Greqia ka 11 milionë banorë dhe nuk duhet të fokusohet te lojtarët kuqezi. Kam folur me Durmishajn dhe më ka kërkuar falje që zgjodhi Greqinë! Siç ju thashë dhe pak më parë, ai është një djalë i mirë, por ende zgjedhja e tij është e pakuptueshme për mua.

Greqia është disi më lart se Shqipëria për momentin, por ne po bëjmë hapa galopantë. Kemi lojtarë si Hysaj, që paguhet 3 milionë euro dhe luan për Napolin. Strakoshën, një nga portierët më të mirë në botë. Thomas është shembulli ideal: Ai është rritur në Greqi, por zemra e tij ka vetëm ngjyrat kuqezi”, përfundoi Bushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *