Bushi sjell risi te shpresat, grumbullohet mesfushori i Leganesit

Trajneri i Kombëtares U21 të Shqipërisë, do të bëjë së shpejti të ditur listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret ndaj Maltës, që do të zhvillohen më datë 16 dhe 19 nëntor, në “Selman Stërmasi” e “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, emri më i ri që do t’i bashkohet kombëtares shpresa është Kleandro Lleshi. Mesfushori 19-vjeçar luan në Spanjë ekipi B të Leganesit. Lleshi ka qenë pjesë e përhershme e grumbullimeve të kombëtares U17 dhe u19, ndërsa kjo është ftesa e tij e parë te ekipi i U21.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në profilin e tij në “facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *