Bushi: S’do të ketë më rast “Durmishaj”! Unë trajner i kombëtares? Nuk dua të flas

Trajneri i Shpresave U-21, Alban Bushi tha pas ndeshjes se humbja kundër Turqisë është e vështirë për t’u pranuar, por duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se ata janë shumë më lart se ne në nivel. Përveç ndeshjes, Bushi foli dhe për disa lojtarë të veçantë, të ardhmen e tij dhe rastin Durmishaj:

NDESHJA – “Ne e dimë që kishim një kundërshtar shumë të fortë siç është Turqia, që është pretendente për grupin. Ishim munduar ta përgatisëm lojën ashtu siç ne luajtën, nuk u shpërbëmë si ekip. Në fund, po nuk i shfrytëzove rastet ndëshkohesh, pasi kanë lojtarë shumë të mirë, titullarë dhe me minuta në këmbë. Ne e dinim që do të lodheshim në 20 minutat e fundit, pasi lojtarët tanë luajnë në nivele shumë më të ulëta”.

RASTET E HUMBURA – “Ky është një problem. I krijuam 2-3 raste dhe nëse do të kishim shënuar, do të kishim fituar. Nuk duhet të ishin të tensionuar, pasi përballë kishin Turqinë. Ok, Turqia është ekip i mirë, por nuk është as Franca e as Spanja. Duhet të jemi realistë, kundërshtari është më i fortë se ne”.

PËSIMI I GOLAVE – “Goli i dytë është mëkat që të pësohet. Një lojtar nuk mund të driblojë 4-5 vetë në zonë. Ai është lojtar i mirë, kapiteni, por nuk duhet kurrsesi të driblohemi 4 veta në zonë”.

PANUÇI – “Unë e kam mendjen vetëm te U-21, jam i përqëndruar vetëm kundër Andorrës. Nuk e kam mëndjen fare të kombëtarja A, vetëm te skuadra ime. Shehi i Kastriotit bëri një lojë shumë të mirë, edhe Bajramaj bëri shumë mirë”.

DURMISHAJ – “Nuk besoj se të kombëtarja jonë do të ketë më rast si Durmishaj. Nuk e besoj”, përfundoi i prerë Bushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *