Bushi provon dy sulmuesit e rinj, Shpresat përballë Kutrones &Co.

Në orën 18:30, kombëtarja shpresa do të përballet me homologen italiane në një miqësore të zhvilluar në Sardenja. Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, që do t’i shërbejë të dy trajnerëve për të parë gjendjen e skuadrave.

Trajneri i “axurrëve”, Di Biaxho, ka hedhur në fushë që nga minuta e parë një formacion me shumë lojtarë që aktivizohen në Serie A, ku emrat që vlen të veçohen janë ato të sulmuesit të Milanit, Patrik Kutronte dhe mesfushorit Rolando Mandragora, i cili u transferua nga Juventusi te Udineze për 20 milionë euro.

Alban Bushi ka kryer disa ndryshime duke provuar për herë të parë dy ardhjet e reja, Albion Ademi dhe Xhakomo Vrioni, ky i fundit do të përballet sot ndaj ish-kombëtares së tij, pari ka luajtur për shumë vite në grumbullimet e moshave të Italisë.

Italia : Audero; Luperto, Dimarko, Mandragora (C), Mançini, Depaoli, Orsolini, Vido, Kutrone, Lokateli, Pesina.

Në dispozicion:Montipo (GK), Skufet (GK), Kalabria, Pezela, Valzania, Bonacoli, Çerri, Parixhini, Adxhapong, Romanja, Murxhia, Markiza, Kasata. Trajner: Di Biaxhio.

Shqipëria: Selmani; Tafa, Kumbulla, Hakaj, Kryeziu, Selahi, Mucolli, Ademi, Bare (C), Sulejmanov, Vrioni

Në dispozicion: Kastrati (GK), Abibi (GK), Maloku, Nuriu, Ndau, Cuni, Hebaj, Shefiti, Zejnullai, Abazaj, Ramadani, Doka, Ndreu. Trajner: A.Bushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *