Bushi prezanton listën, U-21 në kërkim talentesh

0

Trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi ka prezantuar sot listën e futbollistëve që do të vëzhgohen në një stazh stërvitor në ditët në vazhdim.

Në qershor Shqipëria do të ndeshet me Francën në miqësore, para se të nisim eliminatoret e Europianit me sfidën shtëpiake ndaj Estonisë.

Duke menduar për ato ndeshje, Bushi ka grumbulluar 30 emra të rinj, duke shpresuar të zbulojë një numër të vogël lojtarësh të aftë të bëhen pjesë e grupit kryesor tek U-21.

Shumica e lojtarëve vijnë nga kampionatet shqiptare, ose nga të rinjtë e klubeve, por disa lojtarë vijnë nga jashtë dhe vetë Bushi është shprehur i bindur se mund të zbulohen lojtarë për të ardhmen.

Ndërkaq, Bushi ka shpjeguar zgjedhjen e Francës për miqësoren në qershor: “Në fakt, dëshironim rival të rangut të Estonisë, por Franca u vetofrua për miqësore dhe nuk mund ta refuzonim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image