Bushi: Partizani? Rivalët i ka shumë të dobët, s’të kënaqin si ekip

Nëntë pikë është diferenca mes Partizani dhe Kukësit të vendit të dytë. Kryesimi i të kuqve është i merituar dhe këtë nuk e vë në diskutim askush. Gjithsesi ka edhe nga ata që mendojnë se skuadra e Skënder Gegës nuk është një skuadër brilante. Njëri është trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi.

Në emisionin “Zona Gol” në Superport ai theksoi se Partizani përfiton nga fakti që nuk kanë rivalë t’i ndjekin. “Partizani mund të jetë më i mirë se të tjerët, por jo më i miri i të mirëve. Janë të parët me meritë, por rivalët i ka shumë të dobët. E them këtë sepse nuk ka asnjë rival serioz. Edhe po të gabojnë 2-3 herë, rivalët nuk mund ta ndjekin. Më lojërat që bëjnë rivalët nuk ngrohin”, tha Bushi.

Më pas ai shtoi: “Kanë një trajner të mirë si Gega, që i di limitet e skuadrës së tij dhe e vendos mirë ekipin në fushë. Nuk është një ekip që të kënaq, që të zbavit dhe të bën të shkosh në stadium. Kur je i pari duhet të bësh edhe spektakël e të tërheqësh tifozët në stadium”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *