Bushi në “gjueti” për talente, vëzhgon dy klubet e Superiores

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, po vëzhgon në Superiore për elementë cilësorë. Disa ditë më parë ai ka ndjekur një ndeshje miqësore mes Teutës dhe Laçit, klube që kanë disa të rinj në përbërje të tyre.

Aktualisht pjesë e 21-vjeçarëve janë Gentian Selmani, Irlan Ceka, Jon Mersinaj, dhe Sherif Kallaku. Vetëm këta të dy ishin në fushë në takimin e së mërkurës, që u zhvillua në “Olympic Park” ditën e mërkurë.

Bushi ka pasur mundësinë të shohë edhe të tjerë elementë. Fangaj mund të ftohet sërish, pasi ende nuk e ka kaluar moshën. Xhixha i Laçit po ashtu pret një mundësi, po ashtu si Elvi Berisha dhe Enis Çokaj.

Në moshë ende për Shpresat janë akoma edhe Uendi Vecaj e Klinti Qato. Ky i fundit madje edhe shënoi një gol mjaft të bukur në takimin kundër Laçit. Tjetër lojtar që mund të jetë në fokusin e Bushit është edhe Lorenco Vila. Shkëmbi pritet ta aktivizojë më shumë të riun në pjesën e dytë të sezonit dhe nëse paraqitet mirë, sigurisht që nuk do të mungojë ftesa edhe për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *