Bushi merr lajmin e mirë, rikuperohet mbrojtësi

Alban Bushi mund të buzëqeshë, pasi së fundmi është rikuperuar një prej lojtarëve që ai e ka ftuar për ndeshjet me Turqinë dhe Uellsin. Mbrojtësi Drilon Kryeziu pati probleme në një nga seancat stërvitore me kombëtaren dhe ishte Jurgen Çelhaka që u ftua të stërvitej me kuqezinjtë.

Tashmë vjen lajmi i mirë dhe Kryeziu sot është thyer të stërvitet. Kështu ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Turqinë më 7 qershor. Mungesat për këtë ndeshje janë të shumta prej dëmtimeve. Bajramaj, Muçolli, Ademi, Kryeziu dhe Sahiti janë të dëmtuar dhe do të mungojnë në grumbullim.

Gjithashtu pjesë e Shqipërisë së madhe do të jetë edhe kapiteni Gentian Selmani. Bushit i duhet të mendojë për formacionin kundër Turqisë dhe është me shumë rëndësi që këtë herë të mos dilet pa pikë, edhe pse kundërshtari ka elementë mjaft cilësorë dhe niset si favorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *