Bursat olimpike, Prizreni akuza KOKSH-it

0

Trajneri i Tiranës në sportin e mundjes, Sahit Prizreni e konsideron një skandal të madh vendimin e Komitetit Olimpik Kombëtar për të mos i akorduar bursë olimpike Egzon Shalës, edhe pse ai është mundësi më cilësor dhe i përzgjedhuri i vetëm nga Federata Shqiptare e Mundjes për të përfituar bursë. Sipas Prizrenit, qëndrimi i KOKSH-it, është absurd dhe në kundërshtim me kriteret që duhet të plotësojnë sportistët për përfitimin e bursave olimpike.

“Është absurde se si një sportist si Egzon Shala, i shtati në botë, i pesti në Europë dhe kampion i vendit nuk përfiton bursë, që i akordohet një mundësi tjetër, i cili gjithashtu është sportisti im. Federata e Mundjes ka dërguar vetëm një emër në listën e kandidatëve dhe ky është Egzon Shala, por KOKSH-i ka bërë zgjedhe jo në bazë të kritereve, por të preferencave personale të drejtuesve”.

Prizreni pretendon se vendimit i KOKSH-it, me president Viron Bezhanin, vjen si hakmarrje ndaj tij, pasi edhe në 2011 kur përfaqësonte ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, nuk i është akorduar bursë olimpike.

“Unë e shoh si hakmarrje personale të drejtuesve të KOKSH-it ndaj meje. Argumenti se Egzon Shala është kosovar dhe se mund të largohet është absurd”.  

Trajneri dhe mundësi kuksian, që përfaqëson ngjyrat e Australisë, thekson se ka mbështetjen e plotë të Federatës shqiptare të Mundjes në këtë përplasje me KOKSH-in.

“Viron Bezhani është në konflikt të hapur me komunitetin e mundjes. Unë para se të kërkoja të drejtën për Egzon Shalën jam konsultuar edhe me Federatën e Mundjes, pasi unë jam pjesë e këtij komuniteti”.

Në reagimin e tij nëpërmjet një komunikimi telefonik, presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani i konsideron të pavend pretendimet e Prizrenit, duke kujtuar se ndarja e bursave opimpike bëhet nga një komision i posacëm teknik dhe si ai personalisht, nuk ka ndikuar në vendimet e këtij komisioni. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here