Bundesliga rifillon sot/ Frikë nga COVID-19? Mbrojtësi i Bajernit e thotë qartë: Rrezikshmëri zero nuk ka askund

0

Pas një pauzë më të gjatë se 2 muaj, futbolli sheh dritë në fund të tunelit, teksa kampionati gjerman do të rifillojë ditën e sotme. Pavarësisht disa zërave kritikë për kushtet mjekësore , rikthimi I futbollit është diçka shumë e mirë për tifozët sepse tani kanë me çfarë të kalojnë fundjavën. Do të ishte mbrojtësi i krahut të Bajernit, Pavard, i cili për një intervistë të dhënë për gazetën më të madhe franceze “ L’Equipe’’ do të siguronte sportdashësit se gjithçka është brenda kontrollit, edhe pse rrezikshmëria zero asnjëherë nuk ekziston.

“Jo nuk kam frikë nga COVID-19. Në fillim, kur rifilluam stërvitjen, nuk e kishim frikë por thjesht e mendonim si fenomen. Por supozoj se nëse qeveria autorizon ndeshjet, kjo do të thotë se ata besojnë se të gjitha kushtet janë përmbushur. Nëse sot më pyesni nëse jam i lumtur të luaj përsëri, unë ju përgjigjem po.Mbase më vonë do të na duhet të ndalojmë sezonin. Nuk ekziston diçka e tillë si rreziku zero. Siguria do të ruhet edhe pse nuk janë tifozët, sepse në stadium ka dhe individë të tjerë që mund të jene prekur vetë ose të kenë pasur familjarë të prekur“, tha Pavard. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.