Bundesliga luan të njëjtën muzikë të mërzitshme, Dortmundi humbet dhe “rastësia” Bajern

Bundesliga luan gjithmonë të njëjtën muzikë të mërzitshme, me një histori që është e mësuar nga tifozët që pa nisur kampionati. Bajerni i Mynihut nuk e nis asnjëherë mirë sezonin, duke gabuar në shumë ndeshje dhe duke krijuar idenë se një histori e re do të vendoset në Bundesligë.

Por pa shkuar mirë deri te gjysma e kampionatit, “rastësia” sjell që bavarezët të shkëputen me shumë pikë para në krye dhe të “vrasin” garën para kohe. Kjo po ndodh edhe në këtë sezon, ndërsa Dortmundi ka zbritur poshtë renditjes dhe ndodhet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Bajnerin dhe një ndeshje më shumë të luajtur.

Këtë herë humbja ka ardhur nga Hoffenheim, ndërsa pas golit të Gotze, kthesa erdhi me Adamyan dhe Kramariç. Pavarësisht se Bajerni mbetet 4 pikë larg Leipzig dhe Mounchengladbach, këto ekipe nuk kanë eksperiencën e duhur dhe vështrimi ishte te Dortmundi për të shpallur konkurrencën. Por fundi pritet të jetë i njëjtë, si gjithmonë. /Sport Ekspres/