Bundesliga bëhet interesante

0

Deri tani ishim mësuar të thoshim: Bundesliga nuk tërheq, Bajerni e ka titullin në xhep!

Ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshojmë mendim, sepse krejt papritur kampionati gjerman është bërë shumë i bukur.

E ka bërë vetë Bajerni, që në pak javë ka lëshuar pa fund dhe sot u mund edhe në Dortmund, ndaj rivalit direkt.

Borusia fitoi 1-0, me një gol të shpejtë nga sulmuesi kryesor Obamejang që në minutën e 11-të, gol që mjaftoi të zbriste nga froni Bajernin dhe të ekuilibrojë gjithçka në krye, aty ku tashmë kryeson bujshëm RB Lajpcigu, me 3 pikë më shumë se Bajerni, ndërsa Dortmundi ka 6 pikë më pak se kryesuesit e pabesueshëm.

Në fakt, Bajerni si zakonisht dominoi, krijoi lojë e raste, por Dortmundi pati edhe fatin me vete, ndërkohë që nuk mund të mohohet se Ançeloti ka shumë gjëra për të rregulluar, sepse kampionët e Gjermanisë duken tepër të relaksuar këtë sezon.

bundesliga

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image