“Bum” blerjesh te Teuta, zyrtarizohet goditja e pestë

0

Plot 5 lojtarë ka afruar Teuta deri më tani në këtë merkato vere. Afrimi më i fundit është Arlind Kalaja, mesfushori që sezonin e shkuar luajti si i huazuar te skuadra e Kastriotit. Kalaja u largua nga Kukësi dhe Teuta siguroi firmën e tij. Mesfushori ka cilësi të mira dhe është një përforcim i rëndësishëm për “Djemtë e Detit”. 23-vjeçari luajti 24 ndeshje sezonin e shkuar në Superiore, 12 me Kukësin dhe 12 me Kastriotin, por nuk arriti asnjëherë të gjejë rrugën e rrjetës.

Zyrtare

“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Arlind Kalaja është përforcimi i pestë zyrtar për skuadrën durrsake. Më parë, Kalaja ka luajtur me ekipin e Kukësit.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.