Bulku vjen me risi, ndryshime në mesfushë dhe sulm

Shqipëria do të ndeshet nesër në transfertë me  Andorrën. Fitorja është detyrim. S’duhet harruar se pavarësisht të gjithë probleme që kemi, përballë do të jetë një përfaqësuese ku pjesa dërrmuese e lojtarëve janë gjysmë-profesionistë.

Trajneri Ervin Bulku do të debutojë në stolin e kombëtares shqiptare ditën e nesërme. Kolegët tanë të  “Supersport” ndodhen që prej ditës së djeshme në Andorrë dhe sipas tyre, Bulku ka përgatitur një formacion titullar me shumë ndryshime krahasuar me formacionin e përdorur nga Panuçi në ndeshjen ndaj Turqisë.

Berisha qendron i paprekur në portë, ndërsa mbrojtja qendron e njëjtë, por “revolucioni” fillon në mesfushë. Abrashi dhe Memushaj ulen në stol për t’i lënë vend Kaçes dhe Bashës, Taulant Xhaka është i vetmi i mbijetuar në këtë repart.

Ndryshime pritet të ketë dhe në majën e sulmit, ku do të rikthehet nga minuta e parë Armando Sadiku, i cili do të mbështetet nga Eros Grezda dhe Myrto Uzuni.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Grezda, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Sadiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *