Bulku para ndeshjes: Ky s’është moment i vështirë, fitorja është detyrim

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen kundër Andorras, Ervin Bulku ka folur për “RTSH Sport” para kësaj sfide, ku foli për kundërshtarin, emocionet që ka si ndeshje e parë dhe analizoi sfidën e kaluar kundër Turqisë. Në fjalën e tij, Bulku tha:

“Nuk jam trajner, jam ndihmës i ish-trajnerit që iku. Por fakti që unë do të jem drejtues i kombëtares për këtë ndeshje, më bën shumë krenar. Jam shumë i nderuar që të jem unë ai që do të drejtoj. Do të isha krenar nëse do të drejtoja edhe 1 orë, jo më një ndeshje.

Nuk është një moment i vështirë për kombëtaren. Na mundi Turqia, Ok, por ne jemi mësuar të rikthehemi nga rezultatet e këqija dhe më përpara. Nuk duhet të bëjmë gabime siç bëmë kundër Turqisë.

Panuçi ishte një mik shumë i mirë i imi dhe jemi ndarë si miq të vërtetë. Unë di t’i respektoj njerëzit dhe Panuçin e kam respektuar shumë. Do ta fitojmë ndeshjen kundër Andorras!” përfundoi Bulku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *