Bufon zbulon pse e ndërroi fanellën me supertalentin Mbapé

0

Për ata që ndoshta shohin vetëm rezultatin, Monako-Juventus u vendos nga dy golat e Higuainit dhe nga dy pasimet finale të Dani Alveshit.

Megjithatë, kush e ka parë ndeshjen, me siguri ka mbetur i habitur nga forma e shkëlqyer e Xhanluihi Bufonit, i cili është 39 vjeç, por ka formën dhe “urinë” e një 18-vjeçari, një Kilian Mbapeje, për shembull.

Supertalenti i Monakos po krahasohet gjithnjë e më shumë me legjendarin Tieri Henri dhe ndonëse nuk shënoi dje, tregoi sërish klasin e vet, duke vënë në siklet të madh mbrojtjen e shkëlqyer të Juventusit.

Në përfundim të ndeshjes Bufon shkoi dhe e ndërroi fanellën pikërisht me djaloshin e artë të Monakos, për të cilin para pak ditësh deklaroi se i ngjante shumë me Tieri Henrinë.

Duke folur për ‘La Gazzetta dello Sport’, Bufon shpjegon arsyen: “Është një shenjë respekti. Nuk guxonte të ma kërkonte? Jo, por unë gjithnjë ia jap fanellën një lojtari që ma kërkon. Kur isha i vogël, një futbollist më tha jo dhe u ndjeva shumë keq. Që atëherë, i premtova vetes se unë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë, nëse bëhesha një futbollist me emër”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here