Bufon zbulon dëshirën “e pathënë” të Dani Alvesh

0

Xhanluixhi Bufon dhe Dani Alvesh janë shokë skuadre te PSG, por kanë luajtur së bashku dhe te Juventus për një sezon. Portieri italian ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me mbrojtësin brazilian.

Bufon ka fituar Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, ndërsa Champions-i është i vetmi trofe që i mungon. Ndryshon situata për ish-lojtarin e Barcelonës. Dani Alvesh ka fituar 3 herë Champions-in, por fiksimi i tij është Kupa e Botës.

Isha në dush dhe aty ndodhej dhe Dani Alvesh. Po më shikonte dhe në një moment më tha se më kishte zili për Kupën e Botës që kisha fituar me Italinë ne vitin 2006. Më tregoi se ishte gati të falte 5 Champions-a për Kupën e Botës. Sipas Danit, një Botëror i fituar do të thotë të bësh të lumtur një komb të terë dhe njerëzit që jetojnë atje. Kjo është një gjë e veçantë, sepse unë luftoj për të fituar Champions-in, ndërsa ai për të fituar Kupën e Botës”, përfundon gardiani i PSG.

Një arritje e tillë gëzon gjithë popullin tënd, të cilët nuk të harrojnë kurrë. Të dy lojtarët janë respektivisht 40 dhe 35 vjeç dhe nuk kanë shumë kohë për të arritur diçka të tillë, por kurrë mos thuaj kurrë.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.