Bufon sulmon Interin dhe Napolin

0

Kapiteni dhe portieri i Juventusit e Italisë, Xhixhi Bufon, ka folur për Mediaset Premium, duke u ndalur te sezoni i bardhezinjve, por edhe në tema të tjera, ku nuk mungojnë deklaratat që do të ngjallin polemika.

ËNDRRA TRIPLETË – “Tripleta është një fjalë e vështirë për t’u thënë. Duhen menduar gjithmonë gjëra të mëdha, si u ka hije klubeve si Juve, Real e Bajern, por duhet edhe të jesh realisht dhe i përulur. Nëse qëndrojmë të përulur, mund të tentojmë diçka të madhe, por edhe vetëm titulli nuk është zhgënjim”.

NAPOLI NË CHAMPIONS – “Napoli më pëlqeu, bëra tifozllëk me gjithë shpirt, ashtu si në ndeshjen e vajtjes. E vlerësoj shumë atë skuadër, ka një trajner të aftë dhe një lojë shumë të bukur. Reali është pak më lart në aspektin e individëve, por për thuajse një orë Napoli ishte i shkëlqyer. Më erdhi shumë keq kur u eliminuan, e di mirë çfarë provohet në raste të tilla”.

KRITIKA INTERIT DHE NAPOLIT – “Të them të vërtetën, ka raste që media krijon tensione e polemika të kota me pyetjet që bën, por në këtë rast nuk ka faj, përkundrazi. Ka pasur shumë polemika kohët e fundit dhe nuk i toleroj këto gjëra kur bëhet fjalë për gjëra inekzistente. Pastaj nëse tifozët e Interit në stadium tundin shamitë e bardha për protestë, humbas respektin. Sa për Napolin, nuk ishte vetëm Kupa e Italisë, por edhe në një rast tjetër kam mbetur i zhgënjyer dhe i mërzitur me sjelljen e tyre në media”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here