Bufon rrezikon fundin tragjik të karrierës? Oliver Kahn kishte të drejtë!

“Bufon duhet të kishte vendosur të tërhiqej në momentin kur e ndjente se duhet ta bënte dhe kur ishte fitues. Sepse mbrapa, rrezikon ta mbyllësh si mos më keq”. Oliver Kahn e dinted he ndoshta paraljmëroi Xhanluixhi Bufonin për një sezon që mund të kthehej në një tragjedi për portierin e Juventusit, i cili pas eliminimit me Italinë në grupet kualifikuese të Kupës së Botës, por edhe pas dramës së përjetuar në Madrid, me penallti dhe të kuq, përveç se humbja e toruas, tashmë rrezikon seriozisht që të humbasë titullin kampion me Juven, i parakaluar nga Napoli. Dhe, nëse kësaj do t’i shtohej edhe një dështim në finale e Kupës së Italisë, atëherë do të plotësohej viti i zi dhe lamtumira nga futbolli si humbës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *