Bufon-Ronaldo, Topi i Artë në mes

0
Real Madrid's Cristiano Ronaldo (L) scores past Juventus goalkeeper Gianluigi Buffon during their Champions League soccer match at Juventus stadium in Turin November 5, 2013. REUTERS/Max Rossi (ITALY - Tags: SPORT SOCCER TPX IMAGES OF THE DAY)

Me shumë mundësi do të jetë Reali i Madridit kundërshtari i Juventusit në finalen e madhe në Champions League, pasi duket e pamundur që Atletiko e Madridit të përmbysë humbjen 3-0 të javës së shkuar në Bernabeu.

Kjo bën që të flitet që tani për finalen, ku do të ketë edhe një sfidë brenda sfidës: Bufon kundër Kristiano Ronaldos.

Portugezi është njeriu i momentit në futbollin botëror, pasi me golat e tij në çerekfinale e gjysmëfinale ka udhëhequr Realin, që është pranë realizimit të një tjetër mrekullie, duke fituar kampionat e Champions brenda një sezoni.

Natyrisht, edhe “uria” e Juventusit është e jashtëzakonshme dhe në horizont është tripleta, pasi Seria A është thuajse e arkivuar dhe përveç finales në Champions, është përpara edhe finalja e Kupës së Italisë.

Një sukses ndaj Ronaldos do të bënte Bufonin favoritin numër 1 për Topin e Artë, që jepet nga francezja France Football.

Një tjetër franceze, L’Equipe, shkruan se Bufon ëndëron atë Top të Artë që meritonte që në Botërorin 2006, kur mposhti një tjetër legjendë, Zinedin Zidanin që sot e ka përballë si trajner.

Në atë kohë Juventusi ishte i përfshirë në skandalin e Calciopoli-t dhe ndoshta ajo e ndëshkoi Bufonin, edhe pse më pas Topi i Artë i shkoi Kanavaros, një tjetër lojtari të Juventusit.

Tani L’Equipe është e bindur: “Bufon është një ndër portierët më të mirë që ka pasur ndonjëherë futbolli, është në fundin e një karriere fenomenale, nuk e ka fituar kurrë Ligëne  Kampioneve dhe nëse ia del këtë vit, do të ishte kurorëzimi ideal i një historie fantastike”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here