Bufon nuk njeh moshë: Nuk vendos dot limite!

Teksa të gjithë mendonin se Xhanluixhi Bufon do ta mbyllte me futbollin e luajtur, veterani italian bëri mjaft bujë me transferimin e tij nga Juventus drejt PSG merkaton e verës. 40-vjeçar tashmë, gardiani i portës po shijon aventurën e re në Paris, ku është aktivizuar në pesë ndeshje.

Ditën e sotme portieri ka folur për prestigjiozen franceze “L’equipe” duke prekur një sërë temash si dhe për moshën që ai do të tërhiqet.

“Vitet e fundit kam mësuar që bën gabim në rast se vendos limite për kohën që do të luash futboll. Në moshën 32-vjeçare mendoja se kur të shkoja 35 do të tërhiqesha. Kur isha 35 vjeç thashë mund të luaj edhe tre vite. Në momentin që isha 38 vjeç përsëri nuk ndalova dhe thash do luaj deri në moshën 40 vjeçare, por ja ku jemi përsëri sot. Mund të luaj dhe për gjashtë muaj të tjerë, për një vit apo ndoshta dhe për dhjetë vite”, ka thënë portieri legjendar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *