Bufon nuk kthehet: Italisë i dhashë gjithçka kisha

Portieri legjendar i Italisë Xhanluixhi Bufon dhe një herë ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses italiane. Në moshën 40-vjeçari “gardiani” është shprehur se është radha e lojtarëve të rinj për të dhënë kontributin e tyre për përfaqësuesen.

“Unë dhashë gjithçka që munda dhe kisha, por tani është momenti për t’u lënë hapësirë lojtarëve të rinj”, shprehet fillimisht Bufon. Më pas një nga portierët më të mëdhenj të historisë tregon për hapat e tij të parë nën ngjyrat e përfaqësueses, duke theksuar se beson se e ka justifikuar pritshmëritë: “kam nisur të luajë për ngjyrat e Italisë që kur isha fëmijë dhe mendoj se kam qenë në lartësinë e duhur. Tani është radha e lojtarëve të rinj që të marrin përgjegjësi mbi vete dhe të rriten profesionalisht”.

Edhe pse Bufon vetë nuk është në Rusi, e pranon se po zbavitet në këtë edicion: “Unë jam duke u zbavitur, sepse ka shumë surpriza të këndshme, sipas mendimit tim. Ka shumë skuadra që mund të shpresojnë të shkojnë në finalen”.

Në fund ai nuk ka preferuar që të komentojë mbi të ardhmen, edhe pse në Franca janë të bindur se 40-vjeçari në fundin e javës do të nënshkruajë për 2 vite me PSG-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *