Bufon: Nuk e lëshojmë titullin!

Xhanluixhi Bufon kishte nevojë për një fitore të madhe si ajo e djeshmja kundër Napolit dhe e mori. Juventusi vuajti deri në fund për ta mbrojtur avantazhin 1-0, por ia vlejti, sepse tashmë e sheh veten një pikë larg skuadrës së Elseid Hysajt. “Sigurisht që jemi të lumtur. Jemi të dytët, por nuk i dihet kurrë, sepse rrezikojmë të kalojmë në vendin e tretë. Kjo është një pikë nisjeje. Mendoj se nuk duhet të festojmë, edhe pse u treguam vërtet të zotë. Higuain? Ai ka muaj që është në formë mjaft të mirë. Do të ishte mëkat të mos e kishim titullar në një ndeshje kaq të madhe. Fakti që ai na dha një dorë është një sinjal i rëndësishëm. Duam ta shtrëngojmë fort titullin kampion”, – u shpreh kapiteni i bardhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *