Bufon ndihet “i pavdekshëm”: Nuk te mendoj tërheqjen, edhe po u eliminuam

0

Një vit më parë të gjithë menduan se karriera e Bufon ishte në hapat e fundit, më pas u tha se dështimi i Italisë për të shkuar në Kupën e Botës i dha fund karrierës ndërkombëtare dhe gjithashtu u shkruajt se sezoni aktual do të ishte i fundit për portierin legjendar.

Megjithatë, duket se vetë Xhixhi jo vetëm që nuk e mendon kështu, por tashmë ka ndryshuar tërësisht mendim dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet më, aq sa edhe eliminimi nga Reali, që duket i sigurt, nuk e shqetëson.

“Do të luajmë një ndeshje të kujdesshme dhe duke përdorur logjikën, siç i takon Juventusit. Do duhet guxim, forcë, ekuilibër dhe lojë e mirë për të arritur një rezultat sa më të mirë.

“Ronaldo? Nuk e di a është më i miri që kam hasur, sepse jam ndeshur me shumë sulmues klasi, por ai është një lojtar vendimtar me golat e tij”.

“Ndeshja e fundit në Champions në rast eliminimi? Rëndësi ka që të mos jetë e fundit për Juventusin… Për mua është një shans, por nuk mendoj a është i fundit apo jo dhe nuk më trishton kjo gjë. Kur isha i vogël, do kisha firmosur me vrap që ta luaja ndeshjen time të fudnit në Champions në Bernabeu, kundër Realit”.

“Portierët më të mirë në botë? Jashtë Italisë Oblak, Navas, Ter Stegen, Nojer, Kurtua dhe Ederson».

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.