Bufon ndahet me PSG-në: Parisi, si një shtëpi e vogël për mua

0

PSG dhe Xhanluixhi Bufon nuk kanë vazhduar bashkëpunimin. Portieri legjendar italian iu bashkua kampionëve të Francës në fillim të sezonit të shkuar. Pasi 12 muajve me shumë ulje-ngritje, Bufon nuk pranoi të rinovojë, duke zgjedhur të largohet nga Parisi.

“Nuk pranova të rinovoj, pasi jam gati për një eksperiencë të re personale dhe profesionale”, tha Bufon për zgjedhjen e tij. Gjithashtu, gardiani shkroi dhe një letër për të gjithë tifozët e PSG-së, presidencën dhe shokët e skuadrës:

“Faleminderit të gjithëve që më dhatë mundësinë për të jetuar në Paris. Falëminderit për emocionet që kaluam së bashku. 12 muaj më parë, unë erdha në Paris plot me entuziazëm dhe u mirëprita nga të gjithë tifozët. Faleminderit, përsëri, me gjithë zemrën time. Unë jam i lumtur që kam jetuar këtë përvojë. Sot përfundon aventura ime e parë jashtë Italisë.

Dua ta falënderoj presidentin Naser Al-Khelaifi, të gjithë klubin dhe shokët e mi të ekipit. Ju uroj gjithë të mirat, të bindur se të gjithë do të shkruani së bashku faqet e një historie madhështore. Ernest Heminguej shkroi se ka vetëm dy vende në botë ku mund të jetosh i lumtur: në shtëpi dhe në Paris. Që nga sot, do të jetë me vlerë edhe për mua: Parisi gjithmonë do të jetë shtëpi e vogël për mua”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.