Bufon mbyll karrierën i përlotur: Momenti më i trishtuar në karrierë

0

Portieri dhe kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Bufon, e mbyll me kombëtaren italiane në mënyrën më tragjike të mundshme. Eliminim në play-off nga Suedia, duke humbur Botërorin, ku nëse shkonte do të bëhej futbollisti me më shumë pjesëmarrje në Kupën e Botës.

“Një humbje e rëndë, më vjen shumë keq, është një ditë e tmerrshme për mua, nuk e doja dhe nuk e prisja një ndarje të tillë nga kombëtarja. Ishte ndeshja e fundit për mua me kombëtaren dhe ëndërroja ta mbyllja ndryshe. Nuk më vjen keq për veten, por për futbollin italian në përgjithësi. Dështuam në diçka që mund të ishte e rëndësishme në nivel social. Kjo është keqardhja e madhe që kam, sepse koha kalon dhe është tirane dhe është e drejtë të jetë kështu. Më vjen keq që ndeshja ime e fundit koincidon me eliminimin nga Kupa e Botës.

“Nënvlerësim? Jo, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe nuk ia dolëm të bënim më të mirën e mundshme. Na mungoi kthjelltësia për të shënuar, ata luajtën si në vajtje dhe ndeshja u vendos nga episodet. Megjithatë, kur të ecën keq, do të thotë që je fajtor.

“Ventura? Nuk është vetëm faji i tij, kemi të gjithë njësoj faj, ne lojtarët dhe gjithë italianët, nuk ndahet barra e përgjegjësisë.

“E ardhmja e futbollit italian? Ekziston, sepse ne kemi forcë. Donaruma, Perin dhe të tjerët do të bëjnë që të mos ndihet largimi im. U dërgoj një përqafim të gjithë atyre që më kanë mbështetur.”. Deklaroi Bufon duke folur për RAI-n.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image