Bufon lajmëron lamtumirën nga futbolli

0

Xhixhi Bufon ishte ai që e dëshironte më shumë nga të gjithë një triumf të Juventusit në Champions League këtë sezon dhe ai që e meritonte më shumë, por sërish nuk qe e thënë. Një penallti kundër, në minutën e tretë shtesë, ia errësoi sytë dhe fjalët ndaj arbitrit Oliver ndoshta ishin të tepruara, edhe pse i tillë ishte edhe kartoni i kuq ndaj kapitenit legjendar të Juves.

Pas ndeshjes, duke folur për televizionin e Juventusit, Bufon dha sinjalin se ndoshta ka ardhur momenti të ndahet me futbollin e luajtur: “Nuk do të na e heqin buzëqeshjen, jam krenar që jam kapiten i kësaj skuadre dhe keqardhja më e madhe e tërheqjes nga futbolli është pikërisht ndarja me këta djem, por jeta vazhdon. Shpresoj që të kem transmetuar diçka dhe që ta shfrytëzojnë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here