Bufon: Jam në kërkim të emocioneve, PSG kishte vetëm diçka negative!

0

Xhanluixhi Bufon është në udhëkryq të plotë për sa i përket të ardhmes së tij, me portierin që e ka mbyllur aventurën me PSG-në pas vetëm një sezoni.

Si destinacion të ardhshme për 41-vjeçarin janë përfolur shumë ekipe si Atalanta, Parma apo edhe Porto. Në një rrëfim për “Gazzetta dello Sport”, legjenda italiane ka treguar se është në kërkim të emocioneve, si dhe ka zbuluar largimin nga PSG.

“Këto ditë kam lexuar një frazë që më ka pëlqyer shumë. Françesko Guidolin u pyet nëse do të ishte i lumtur me rikthimin te Verona dhe ai u përgjigj: ‘Janë emocionet që po kërkoj.’ Të them të vërtetën edhe unë gjithashtu jam në kërkim të emocioneve.

Prej pesë muajsh PSG më kishte komunikuar se në sezonin e ardhshëm do të isha portieri i dytë. Kisha kohën e mjaftueshme për ta menduar dhe për të vendosur. Dola në konkluzionin që nuk ishte për mua diçka e tillë, kështu që u largova duke hequr dorë nga shumë para dhe nga kontrata për një tjetër vit.

Dua të jem i qartë, eksperienca në Paris ishte e jashtëzakonshme në çdo mënyrë, por kishte vetëm diçka negative: Më mori shumë kohë nga gruaja dhe fëmijët dhe nuk kam qëndruar shumë me ta. Gjithsesi, do të kem mundësi ta korigjoj këtë gjë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.