Bufon e nis me trofe, falënderim special për rivalin e portës

PSG fitoi dje Superkupën e Francës duke shpartalluar Monakon 4-0 dhe ishte dita e debutimit të Xhanluixhi Bufonit, i cili pas 17 vitesh la Juventusin për të provuar një aventurë të re. Një aventurë prej numri 1, pasi italiani ishte në fushë dhe mbante pikërisht fanellën me numrin 1, që sezonin e shkuar e mbante Gjermani Kevin Trap.

Ky i fundit është falënderuar në mënyrë të veçantë nga Bufon, për shkak se fanella me numrin 1 ishte e tij dhe klubi nuk e detyroi t’ia jepte Bufonit. Me një postim në Instagram, Bufon ka falënderuar ndër të tjera edhe portierin gjerman për gjestin e tij.

“Edhe në moshën 40-vjeçare mund të jesh i lumtur për fitimin e një Superkupe. Falënderoj edhe një herë Juventusin, që më ka lejuar të luaj ende në këtë moshë, falë kulturës së punës. Falënderoj PSG që ka gjetur argumentet për të më bindur që të provoj të shkoj edhe më tej. Falënderoj shokët e mi të rinj që më kanë mundësuar të fitoj dhe një trofe dhe në kanë pritur shkëlqyeshëm. Falënderoj edhe Kevin Trap, i cili ma propozoi ditë më parë dhe sot vendosur fanellën me numrin 1 në vendin tim. Falënderoj nga zemra Kevin dhe gjithë ata që më lejojnë të emocionohem sërish”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *