Bufon dhe Hart frymëzim, Elezaj ndjek ëndrrën kuqezi

0

Entonjo Elezaj është duke shkëlqyer me skuadrën e Peruxhias në kampionatin e Serisë B. Aty ku ka rënë në sy edhe emri i portierit të tretë të Italisë, përballë Shqipërisë. Po flasim për Meret, që mbron portën e Spalit. Por, një tjetër portier, këtë herë me origjinë shqiptare, ëndërron kuqezinjtë. Elezaj i datëlindjes 1996 aktualisht është pjese e Peruxhias dhe në të kaluarën ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë. Ai shpreson që të bindë Alban Bushin t’i besojë një vend në radhët e kuqezinjve, kur këta të fundit të fundit të luajnë në eliminatoret e Europianit, siç ka treguar vetë për mediat italiane.

“Kam luajtur gjithmonë me kombëtaren shqiptare, që kur bëra provat e para me të, që në moshën 15-vjeçare. Më pas, mora pjesë në kualifikueset e Europianit U-17 dhe U-19, duke luajtur gjithmonë titullar. Shpresoj që të kthehem pjesë e përfaqësueses për Europianin U-21 në qershor. Jam shqiptar dhe kjo është zgjedhja që kam bërë”, u shpreh futbollisti, që në fund zbulon edhe idhujt: “Më mirë është të kesh dy idhuj, se kështu ke një frymëzim më të kompletuar. Idhujt e mi janë Xhanluixhi Bufon dhe Xho Hart. Me të dy kam pasur fatin e madh që të kryej ndonjë seancë stërvitore dhe mund të them se ishte jashtëzakonisht motivuese”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image