Bufon bëhet legjendë ndaj Shqipërisë

0

Xhixhi Bufon është ndoshta futbollisti më i madh në historinë e Juventusit, sepse ka luajtur 39.706 minuta me fanellën bardhezi, si asnjë tjetër në histori. Të premten portieri i famshëm do të vendosë një rekord të ri: kundër Shqipërisë do të luajë ndeshjen e tij numër 1000 në karrierën si “i rritur” (numërohen ndeshjet në skuadrat e para, jo te të rinjtë apo Italia U21).

Në fakt, Bufon nuk u kushton rëndësi rekordeve, aq sa nuk e dinte fare që kundër Shqipërisë do të luajë ndeshjen numër 1000, duke e marrë vesh nga familja.

Në sezonin e shkuar vendosi edhe rekordin e ri të pathyeshmërisë në Serinë A, 973 minuta, duke kaluar Sebastiano Rosin. Nëse do të luajë në Rusi 2018, do të bëhet italiani i vetëm që merr pjesë në 6 Kupa Bote. Ndërkaq, në kombëtare ka luajtur 167 ndeshje, një rekord, ndërsa arritja e shifrës së 1000 ndeshjeve e bashkon me të vetmin italian që deri tani e ka arritur këtë shifër, legjendarin e Milanit Paolo Maldini (1028 ndeshje).

Megjithatë, fiksimi i Bufonit mbetet një trofe që në familjen Bufon e ka fituar vetëm motra e tij, volejbollistja Guendalina, që për Gazzetta dello Sport tregon: “E kam fituar Kupën e Kampioneve me Materën në vitin 1996, fitova edhe çmimin individual si shërbyesja më e mirë në fazën finale. Ky është rekordi që Xhixhi nuk ma ka marrë ende. Megjithatë, për karrierën që ka pasur, e meriton të kurorëzohet me një Ligë Kampionesh, do ia dhuroja me gjithë qejf”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.