Bufon: Asnjë diferencë me Serie A, katër ekipe mund të garojnë atje!

0

Xhanluixhi Bufon zgjodhi Franën, konkretisht PSG-në për të vijuar karrierën e tij verën e vitit të shkuar. Edhe pse në moshë 41-vjeçare, italiani vijon të jetë në formë.

Së fundmi, gardiani ka dhënë një intervistë për për faqen zyrtare të klubit të tij, ku ndër të tjera është pyetur edhe për krahasimin e Ligue 1 me Serie A. Bufon ka zgjedhur të përgjigjet, duke dhënë disa ekipe që mund të bënim mirë në futbollin italian.

“Lila, Lioni, Rena dhe Strasburgu do të ishin ekipe mjaft rivalizuese në Serie A, ju siguroj për këtë gjë”, ishte përgjigja e Bufon, me portierin që nuk sheh dhe aq shumë diferenca mes niveleve të dy kampionateve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.