Bufon: Amerikanë e kinezë blejnë klubet, e varfra Itali!

0

Xhanluixhi Bufon mbetet një ndër futbollistët më të mirë në botë, edhe pse tashmë është në fundin e karrierës së tij të lavdishme. Pasi u bë kampion bote në vitin 2006 me Italinë, duke ngritur trofeun në Berlin, tani portieri legjendar përfundon në kopertinën e prestigjiozes Kicker, duke u bërë i pari italian që nuk luan në Bundesligë që e ka këtë nder.

Në intervistën e tij lëshuar revistës gjermane, ndër të tjera Bufon thotë: “Një portier duhet të jetë mazokist. Si rol nuk krahasohet me atë të arbitrit. Portieri komandon, por nuk shënon dot dhe dëgjon ofendime pa fund kur gabon dhe pëson një gol. Është një rol kontradiktor, që duhet studiuar nga psikologjia, Për mua një gabim në portë është një tronditje e madhe, më duhen ditë që ta marr veten. Kush bën shumë gabime, ndoshta nuk e ka aq shumë problem dhe i kam zili portierë të tillë”.

Klubet italianë po vuajnë: “Roma është bërë amerikane, klubet milaneze po shkojnë te kinezët… e varfra Itali! Është një humbje për futbollin tonë dhe traditat tona”.

Motivimi i madh i Bufonit: “Prej vitesh e pyes veten çfarë më shtyn të luaj ende. Dua të fitoj Ligën e Kampioneve, po ta kisha fituar më parë, do ndihesha bosh”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image