Bucks shpërthejnë ndaj Hawks, Lakers pa “busull”

0

Milwaukee Bucks nuk i ka kursyer as Atlanta Hawks, teksa i ka mundur me rezultatin 144-112 . Një ndeshje e mirë në tërësi nga gjithë lojtarët e Bucks, që bëri në njëfarë mënyre rotacion duke u dhënë minuta edhe atyre që janë aktivizuar më pak. Giannis Antetokounmpo shënoi 16 pikë, dha 10 asiste e rikuperoi 8 topa, por në parket qëndroi vetëm 19 minuta.

Los Angeles Lakers pa LeBron James nuk dinë të fitojnë. Këtë herë i mundi 112-119 New York Knicks. Fitore për  Minnesota Timberwolves, që kaloi me sukses Orlando Magic 120-103. Karl-Anthony Towns, më 29 pikë e 15 topa të rikuperuar spikati më shumë nga të gjithë. Paraqitje e mirë edhe për Jeff Teague, me 23 pikë e 10 asiste.

Dallas Mavericks nuk e kanë përballur dot forcën e Boston Celtics, duke u mundur me rezultatin 114-93. Los Angeles Clippers ka bërë detyrën kundër Phoenix Suns, duke fituar 111-121. Paul George (37 pikë) dhe Russell Westbrook (31 pikë, 7 asiste, 9 topa të rikuperuar) udhëhoqën Oklahoma City Thunder në triumfin kundër Portland Trail Blazers.

Cleveland Cavaliers-Utah Jazz 91-117
Minnesota Timberwolves-Orlando Magic 120-103
Miami Heat-Washington Wizards 115-109
Chicago Bulls-Indiana Pacers 116-119
Boston Celtics-Dallas Mavericks 114-93
Memphis Grizzlies-Brooklyn Nets 100-109
Milwaukee Bucks-Atlanta Hawks 144-112
Phoenix Suns-Los Angeles Clippers 111-121
Los Angeles Lakers-New York Knicks 112-119
Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 109-111

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.