Bubeqi: Boll me përbaltje, Erzeni nuk toleroi!

0

Pas humbjes me Besëlidhjen në Shijak, Erzeni rinis sot stërvitjen. Ekipi i drejtuar nga Dorian Bubeqi nuk ia doli të fitonte në sfidën e së premtes, ndikuar edhe nga gjykimi i dobët, ku goli i miqve ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Erzeni këtë javë do të jetë pushim, ndërsa kjo periudhë do t’i shërbejë shumë për qetësi dhe rifreskim të energjive.

BUBEQI – I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, trajneri i Erzenit, Dorian Bubeqi, i jep zemër skuadrës dhe hedh poshtë akuzat e ngritura. “Të premten Erzeni luajti futboll, luajtëm fort dhe nuk merituam atë humbje, aq më tepër për mënyrën se si erdhi. Ne, luftuam fort kundër një ekipi i cili përveçse shumë i motivuar ndaj nesh, atë ditë ishte edhe në formë. Ndërsa, neve na u desh të luanim edhe ndaj arbitrave por edhe ndaj presionit të takimit, i cili ishte i gjithi mbi ne. Unë e kam shprehur edhe më parë, se nuk jam marrë me gjykimin edhe pse jemi dënuar shumë prej tij. Por, në këtë ndeshje, ku gjithçka ishte e komplikuar nuk mund të na bëhej një padrejtësi e tillë. Të gjithë atyre që na akuzojnë, i kërkoj të ndjekin ndeshjen, ta vlerësojnë dhe jo të flasin e të na përbaltin. Kemi folur edhe me tifozët, ato gjithashtu ishin koshient se u luajt pastër. Na mbështetën fuqishëm dhe në fund na duartrokitën. Jemi i vetmi ekip, që edhe pse kemi qenë larg vendit të parë, kemi pasur mbështetje pa kushte, nga tifozeria. Nuk dëshiroj të dëgjoj më për tolerime, pasi po prishet bukuria e kampionatit, me fjalë boshe. Ato që hedhin “baltë” mbi Erzenin, e bëjnë për të mbuluar “pisllëqet” e tyre. Tashmë me ekipin do shohim përpara. Kemi ndeshjen e radhës, do e përgatitim për fitore”, ka theksuar Bubeqi, trajneri apasionant i shijakasve, i cili ndaj Besëlidhjes, bëri një reagim mjaft të mirë, duke mos lejuar askënd që të prekte gjyqtarët.

Glen Domi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here