Bruka: Tirana na goditi shpejt, goli i dytë i dha fund

0

Trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka, e ka pritur qetësisht eliminimin nga Tirana, një emër i madh në futbollin shqiptar.

Në mikrofonin e Supersportit, trajneri lezhjan deklaroi: “E kishim vlerësuar këtë takim, luanim kundër një Tirane me fanellë shumë të rëndë në Shqipëri. Dëshironim të sulmonim që në fillim, por u goditëm nga një penallti dhe skuadra u godit psikologjikisht. Pësuam sërish gol dhe bëmë ndërrime e lëvizje, për të shënuar një gol, por nuk ia arritëm qëllimit. Tirana u çlirua psikologjikisht pas avantazhit të dy golave, ndërsa skuadra ime ra pak nga pak, duke e parë që kualifikimi po bëhej i pamundur.

“Kishim eliminuar emra të mëdhenj, por Tirana u tregua më e fortë. Kupa ishte një luks për ne, u munduam deri në fund, por mendja dhe synimi ynë është kampionati”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image