Bruka sfidon: Në lojë jemi superiorë ndaj Tiranës

0
Moment nga ndeshja çerekfinale Besëlidhja-Flamurtari

Bernard Gjikolaj

“Lojtarët e mi ndoshta janë më superiorë në lojë se Tirana”. Alban Bruka sfidon bardheblutë nga Kukësi, duke thënë se futbollistët e tij janë të gatshëm të përballen me Tiranën si të barabartë dhe ndoshta më superiorë, pavarësisht peshës së fanellës së kryeqytetasve. Besëlidhja të martën pasdite u dha dorën e fundit përgatitjeve për llogari të gjysmëfinales së Kupës në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, kjo për t’u ambientuar edhe me tapetin sintetik të “Zeqir Ymerit”.

Sot lezhjanët do të ndeshet me Tiranën për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Besëlidhja e shijon për herë të pestë në historinë e saj, këtë kompeticion në gjysmëfinale. Ndonëse “arena” e stadiumit “Besëlidhja” është në kushte shumë të mira, federata ndeshjen e parë, atë të shtëpisë për gjysmëfinalen e ka transferuar për në Kukës, pasi nuk e licencoi stadiumin e Lezhës, pritet të ketë shumë tifozë.

Gjatë një bisede për “Sport Ekspres” trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka u shpreh: “Besëlidhja të mërkurën do të ndeshet me Tiranën për llogari të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, një kompeticion kombëtar që nga Besëlidhja shijohet për herë të pestë. Ne do të zbresim në arenën e stadiumit “Zeqir Ymeri” me objektiva të qarta, pasi skuadra është e përgatitur nga të gjitha pikëpamjet për t’u përballur denjësisht me Tiranën. Këtu në Kukës jemi grumbulluar që të hënën. Jemi stërvitur këtu, për t’iu përshtat sadopak tapetit sintetik, pasi skuadra gjithnjë është stërvitur në tapet natyral. Optimizmin tim për fitoren ndaj Tiranës e mbështes në suksesin që skuadra ka arritur, si ndaj Partizanit, ashtu dhe ndaj Flamurtarit. Të gjithë futbollistët janë në lartësinë e duhur. Janë të gatshëm të përballen me Tiranën si të barabartë dhe ndoshta më superiorë, pavarësisht peshës së fanellës së saj. Ne gjatë gjithë lojës na duhet që ta menaxhojmë situatën dhe në momentin e duhur ta godasim kundërshtarin, pasi fitorja tani është edhe “starti” ynë i sigurt drejt finales. 31 majin e synojmë”, tha trajneri Alban Bruka.

Formacioni i mundshëm i Besëlidhjes  

Demi – Ndreca, Dibra, Smajli, Semina – Sidibe, Hepaj, Karakaçi, Lekaj – Kamara, Ajazi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image