Bruka: Dhamë gjithçka, tani mendojmë për Kamzën

0

Trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka, duke folur në emisionin “Gol pas goli” në Supersport, shprehu kënaqësinë për paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Tiranës, duke premtuar betejë edhe në Tiranë.

“Çdo gjë është e hapur, dhe në ndeshjen e kthimit do të japim gjithçka, sikurse kemi bërë deri tani. Përballë një ekipi si me emër Tirana, ekipi u mundua të reagonte, edhe pse jo ashtu si ndaj Partizanit dhe Flamurtarit.

“Luanim ndaj një ekipi të fortë dhe me përvojë të madhe në futbollin shqiptar. Gjithsesi, ekipi ynë e tregoi që ka ardhur me meritë deri këtu. Përgëzoj skuadrën për vendosjen e mirë dhe për shpirtin e garës që tregoi në fushë sot. U goditëm nga një episod që nuk e prisnim, megjithatë ditëm të reagonim shpejt.

“Për ne është hera e parë që shkojmë deri në gjysmëfinale. Megjithatë, do të japim maksimumin për të bërë historinë e futbollit lezhjan, duke shkuar në finale. Edhe në turet e shkuar kemi treguar se dimë të luajmë mirë jashtë fushe, por edhe sot jashtë fushe ishim, sepse luanim në Kukës. Rruga është e hapur dhe do të bëjmë më të mirën në ndeshjen e kthimit”.

Tani mendja është te finalja e kampionatit kundër Kamzës, të dielën: “Që në fillim të kampionatit ne i kemi marrë ndeshjet një nga një. Prandaj edhe sot dhamë maksimumin, pavarësisht se të dielën kemi një ndeshje të rëndësishme me Kamzën në kampionat. Edhe aty do të japim maksimumin dhe me bindje të plotë them se mund të fitojmë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image