Broja i bashkohet Partizanit, merr numrin “vakant”

Afrimi më i fundit i Partizanit, Rron Broja, i është bashkuar skuadrës së “demave” në fazën përgatitore në Slloveni. Mesfushori i lindur në Mitrovicë zgjodhi të vijojë karrierën në Shqipëri pas një eksperience 2-vjeçare te Shkupi.

Në fotot e publikuara nga klubi 23-vjeçari shihet teksa ka veshur uniformën me numrin tetë, numër ky që nuk qenë në përdorim te të kuqtë gjatë vitit të kaluar. Mbajtësi i fundit i këtij numri te Partizani ka qenë mesfushori tetovar Emran Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *