Broja hajde se kemi ndeshje! Rasti i veçantë i talentit shqiptar, i mungon vetëm Lampard

Armando Broja është talenti më i madh që vjen nga Shpresat tona dhe gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është pikërisht te ky sulmues. Klasin e tregoj edhe ndaj Kosovës, ku pavarësisht se Xhemaili u afrua nga përfaqësuesja A për ta ndalur Brojën, ky i fundit ishte i papërmbajtshëm.

Sapo la Kombëtaren, kthehet dhe futet në fushë me të rinjtë e Chelseat. Por historia te këta e fundit është vërtet e veçantë. Duke parë moshën e re të këtij futbollisti, gjen përdorim gjithëkund. Për ta nisur që nga U-18, U-19, U-21 dhe U-23.

Së fundmi ka luajtur me U-23 ndaj Arsenalit në fitoren 3-1, atje ku është aktivizuar vetëm 5 minutat e fundit. Në fakt vetëm te kjo grupmoshë Broja e nis nga stoli, pasi në gjithë të tjerat është titullar. Historia e Brojës dhe Chelseat tek të rinjtë duket e tillë, ajo grupmoshë që ka ndeshjen më të rëndësishme, do të marrë edhe Armandon. E në të gjitha këto ndeshje, e vetmja ftesë që do të kurozonte gjithë punën, është padyshim nga Frenk Lampard në ekipin e parë. /Sport Ekspres/