Briken Calja shkëlqen, tre medalje në Europianin e peshëngritjes

Peshëngritja nderon përsëri Shqipërinë. Në kampionatin Europian të peshëngritjes, që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, Briken Calja ka arritur të fitojë tre medalje, një të artë dhe dy të argjendta.

Peqinasi është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes, ku ka ngritur 156 kg. Calja ka zënë vendin e dytë në dygarësh dhe në stilin e shtytjes. Ai arriti të ngrejë 339 kg në dygarësh. Plot 183 kg në shtytje, që i arriti në provën e dytë pasi dështoi më të parën. Të njëjtin rezultat arriti edhe spanjolli, por Calja përfitoi nga pesha më e ulët trupore.

Rezultat i shkëlqyer për Shqipërinë që kohët e fundit ka qenë në “zi” në këtë sport pas skandaleve të njëpasnjëshme për doping të Romela Begaj, Erkand Qerimaj apo edhe vetë Calja. Kujtojmë që Romela së fundmi e la këtë sport për t’u larguar në emigrim pas akuzave se shteti shqiptar nuk ka ofruar asnjë mbështëtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *