Briken Calja ngushëllohet vetëm me bronz në shtytje, sot të tjerët

0

Gjergj Vyshka

Briken Calja, shtangisti shqiptar i peshës deri në 69 kilogram, në Kampionatin Evropian të të rriturve, i cili është duke u zhvilluar në Split të Kroacisë, është ngushëlluar vetëm me medalje bronzi në stilin e shtytjes. Në deklarimet e tij përpara garës me 142 kilogram në shkëputje dhe 175 kilogram në shtytje, në total 317 kilogram në dygarësh, ishte i sigurt për zonën e medaljeve. Në total në baterinë A ishin njëmbëdhjetë shtangist. E pasi kanë mbaruar të gjithë në fund kanë ngelur në konkurrimin mes tyre Briken Calja dhe rusi Oleg Çen. E ngre provën e deklaruar më parë me tre kilogram dhe e nis shkëputjen me 145 kilogram. Më parë ka kërkuar nga punëtorët e sallës që të pastrojnë boshtin e shtangës nga mbetjet e pluhurit të bardhë që peshëngritësit përdorin në duar për të ngritur peshën. Por për shkak të një dëmtimi në dorën e djathtë, Caljes i ka ikur shtanga pas shpinës me prova e parë me 145 kilogram është e dështuar. Lindin shpresat për të marrë medalje jo vetëm në shkëputje, por dhe në dygarësh, në kushtet kur rusi Çen ka dështuar në tentativën me 145 kilogram. Por fati nuk duket se është me shtërmenasin, sepse nuk e realizon 145 kilogram as në të dytën dhe as në të parën duke humbur kështu mundësinë e klasifikimit në dygarësh. Çen në vendin e parë në shkëputje me 150 kilogram.

Shtytja

Për fatin e mirë, Calja ka të drejtën e konkurrimit dhe të pjesëmarrjes në shtytje, edhe pse nuk klasifikohet në dygarësh. E nis mirë provën e parë me 170 kilogram. Realizon dhe të dytën me 175 kilogram me idenë që do të dështonte gjermani Joakim, që në fakt ka realizuar mirë 176 kilogram. Në garë me francezin Matam për të marrë medaljen e artë në shtytje, Calja vendos që të tentojë të ngrejë 178 kilogram. Por nuk është e thënë, ndërsa francezi realizon 180 kilogram dhe është në vendin e parë, ashtu sikurse me 320 kilogram në dygarësh është në vendin e parë. Në vendin e dytë është rusi Çen me 319 kilogram në dygarësh, kurse në vendin e tretë gjermani Joakim me 317 kilogram, që në shtytje me 176 kilogram është në vendin e dytë. Përfundimisht vetëm një medalje bronzi në shtytje për Briken Caljen, të cilën ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, që njëkohësisht është dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane. Sot shansi i madh për medalje nga Romela Begaj në peshën 69 kilogram për femra, si dhe nga Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj në peshën 77 kilogram. Dhe garën e shqiptarëve e mbyllin të enjten në peshën 85 kilogram në Baterinë B, Krenar Shoraj dhe Ermand Tabaku, si dhe të premten Endri Karina në peshën 94 kilogram po në Baterinë B. Deri më tani pozicioni më i mirë për shqiptarët në këtë Evropian është Evangjelia Veli me vendin e katërt në dygarësh në peshën 53 kilogram për femra.  

 

Rezultatet teknike të peshës 69 kilogram

Shkëputje

 

  • Oleg Çen (Rusi) 150 kg
  • Mirko Zani (Itali) 143 kg
  • Ahmet Okiai (Turqi) 142 kg

 

BRIKEN CALJA (SHQIPËRI) ——-

Shtytje

 

  • Bernardin Matam (Francë) 180 kg
  • Robert Joakim (Gjermani) 176 kg
  • BRIKEN CALJA (SHQIPËRI) 175 KG

 

Dygarësh

 

  • Bernardin Matam (Francë) 320 kg
  • Oleg Çen (Rusi) 319 kg
  • Robert Joakim (Gjermani) 317 kg

 

BRIKEN CALJA (SHQIPËRI) ——-

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image