Brendan Roxhers në luftë arbitrat skocezë: Janë amatorë!

Trajneri i kampionëve Gllazgou Selltik, Brendan Roxhers ka bërë disa deklarata ironizuese ndaj arbitrave të kampionatit skocez. Gjatë muajve të fundit, një sërë gabimesh nga “xhaketat e zeza” kanë bërë xhiron e botës dhe nga kjo gjë është dëmtuar dhe vetë ekipi i drejtuar nga irlandezo-veriori.

Rasti që ka “ndezur shkëndijat”, ka qenë ndeshje e 2 shkurtit midis Renxhës dhe St. Mirren. Rivalët historikë të Selltikut morën katër penallti në takimin që u fitua me shifra 4 – 0. Ndër katër penalltitë e akorduara, dy ishin krejtësisht të pamerituara, ndërsa e treta mbetet tepër e dyshimtë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, ish-trajneri i Liverpulit ofendoi të gjithë komunitetin e arbitrave skocezë duke thënë: “Ata janë arbitra amatorë që ndonjëherë bëjnë gabime, neve na mbetet ta pranoijmë këtë gjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *