Bregu si në ëndërr: E prisja, e nisa nga zero, tani jam këtu!

0

Protagonisti i ndeshjes, lojtari më i mirë. Një penallti e fituar dhe një gol personal. Debutim më të mirë nuk mund të kishte për Dejvi Bregun, që për Supersport u shpreh:
“Debutim që e kisha pritur, të them të drejtën, pasi mikëpritja e stafit, ambjentit dhe lojtarëve, çdo futbollist shprehet lirshëm dhe jep më të mirën”.

“Karriera është e bukur dhe unë jam nga ata që e kam nisur zero, edhe pse kapa majat. Çdo njeri duhet të besojë dhe ta nisë kështu”.

“Festa me fanellën? I përjetoj shumë golat dhe emocionet. Nuk jam sulmues, por më vjen mirë që ndihmova skuadrën”.

“Jam tipi që përshtatshem shpejt. Me shumicën e lojtarëve të Skënderbeut kam pasur raporte edhe më mirë. Falënderoj të gjithë, jam i lumtur që ndodhem këtu”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.