Bregu: Rrocën do e lë pa trofe, gabim që nuk erdhi te Skënderbeu

0

Futbollisti i Skënderbeut, Dejvi Bregu, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të ndeshjes ndaj Kukësit.

Sulmuesi i skuadrës korçare foli mbi rikthimin nga dëmtimin, episodin e golit dhe nuk mungoi një ngacmim për ish-kolegun e tij të Luftëtari, Eduart Rrocën, i cili ndodhej pranë tij në moment e intervistës.

“Ekipin e gjej normalisht në një moment të vështirë, pasi të vish nga një periudhë tre mujore është realisht shumë e vështirë. Goli? Që në momentin që Ethemi pasoi mbrapa, besova se mund të arrijë në këtë top. Fatmirësisht, topi u përplas në trupin tim dhe arrita të shënoj.

“Rroca bëri gabim që nuk erdhi te Skënderbeu së bashku me mua, pasi këtu do të dilnim kampion. Por unë do t’i marr Kupën e Shqipërisë Rrocës, që ta lë pa asnjë trofe (qesh). Do të isha i lumtur që Luftëtari të ecë sa më shumë, pasi është një ekip që na ka rritur dhe na ka ndihmuar shumë”, përfundoi Bregu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.