Bregu problemi, Uilliam bën me dhimbje koke Gjokën

Kukësi po përballet me probleme të shumta. Verilindorët do duhet të përballen me Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me mungesa të shumta. Gëzim Krasniqi, Edis Maliki dhe Ylli Shameti janë ende në infermieri dhe kështu mbrojtja mbetet zbuluar.

Trajneri Ernest Gjoka duhet të gjejë një zgjidhje për krahun e djathtë, pasi mungon edhe braziliani Uilliam Kordeiro. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën çerekfinale me Teutën dhe nuk mund të luajë.

Në të djathtë të mbrojtjes Olsi Teqja është një opsion, por problem janë mungesat në qendër. Besar Musolli mund të ishte zgjidhja. Mesfushori ka luajtur edhe më parë në qendër të mbrojtjes dhe mund të zhvendoset aty në ndihmë të skuadrës.

Opsioni tjetër është që njëri mes Ethemit dhe Çyrbjes të luajnë në të djathtë të prapavijës dhe Teqja të mbajë pozicionin e tij në qendër. Trajneri Gjoka duhet të mendohet mirë, pasi në atë krah do duhet dikush që të përballet me Dejvi Bregun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *